Tayna po e shëtit botën, gjatë kohës kur nuk ka angazhime në koncerte.
Tayna si gjithë artistët e tjerë, gjatë këtij viti kanë qenë pasiv me koncerte, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, shkruan lajmi.net.
Por, kjo gjë e kishte edhe anën pozitive për ta, ngase kishin rastin të qëndrojnë më gjatë pranë më të dashurve të tyre.
Krahas kësaj, ata udhëtuan në vende të ndryshme për pushime, e këtë pikë Tayna e ka shfrytëzuar në maksimum.
Ajo për një kohë të gjatë qëndroi në Amerikë, teksa u argëtua në maksimum, duke udhëtuar në vende të ndryshme.
Por, tashmë artistja ka ndërruar destinacion dhe këtë herë zgjodhi të udhëtojë në Turqi, nga ku edhe solli pamjet e para për fansat e saj.
“Po ku din n’La ca o’ buka e caji breee”, ka shkruar ajo me shaka sipër një fotografie që e shkrepi në Stamboll.
Kujtojmë se “Qe qe” mbetet kënga e fundit e Taynës, të cilës ia realizoi edhe anën vizuale dhe deri tani ka marrë mbi 10 milionë klikime në YouTube.