Tre persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri. Janë regjistruar edhe 161 raste të reja pozitive.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar totalin e të shëruarve në 6443.
Deri tash në Shqipëri janë regjistruar 11021 raste pozitive, ndërsa aktive janë 4251.
327 persona kanë vdekur si pasojë e virusit.