85 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Pesë raste të vdekjes dhe 85 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, në konferencë për shtyp.

Testet pozitive kanë dalë nga 432 mostra.

Gjithsej të vdekur si pasojë e COVID-19 janë 568, kurse të infektuar 14.204

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për situatë më të mirë pandemike, sipas tij, por se rreziku mbetet ende.

“Kemi rënie të numrit të rasteve ditëve të fundit. Por nuk guxojmë të kemi rikthim të mosdisiplinës, kërkojmë rritje të përgjegjësisë dhe të ecim lirshëm drejt vjeshtës. Ministria e Shëndetësisë së shpejti do të ofrojë një udhëzues së ku duhet të bartën maskat e ku jo”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Njoftimi i IKSHPK:

97 TË SHËRUAR DHE 85 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 432 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 85 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.204 raste nga 54.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.993.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Mitrovicë, Skenderaj dhe Suharekë.