Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 136 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Më së shumti raste pozitive ka regjistruar Komuna e Prishtinës, gjithsej 51, pastaj e Podujevës me 10 raste dhe e Fushë Kosovës me 13 raste.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 51 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Shtime, Suharekë dhe Viti”, thuhet në njoftimin e tyre.