Numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 12.547 raste nga 47.761 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
480 persona të prekur me COVID-19 kanë ndërruar jetë në vendin tonë.
Ndërkohë që numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 8.657 raste, ndërsa i rasteve aktive 3.410.
Sipas të dhënave të publikuara të hënën nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë shënuar 99 raste të reja të të prekurve me koronavirus në 24 orë, kurse u raportuan 13 vdekje, transmeton Klan Kosova.