Leo Messi raportohet se e ka informuar Barcelonën se e ardhmja e tij në klub është e pasigurt, sipas RAC1.
Argjentinasi ka takuar trajnerin e ri, Ronald Koeman, të cilit i ka shpjeguar se ai e sheh vetëm më afër largimit nga Barcelona sesa qëndrimit në Camp Nou, transmeton KOHA.
Megjithatë, Messi është i vetëdijshëm për vështirësinë për t’u larguar nga klubi pasi i kanë mbetur vetëm edhe një kontratë me katalunasit.
Kapiteni i Barcelonës ka ndërprerë pushimet e tij për t’u kthyer në Katalonja që ta takojë Koemanin për të diskutuar rreth projektit të klubit për sezonin e ardhshëm.