Presidenti Thaçi dekreton Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka dekretuar tri ligje të rëndësishme për luftimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Njoftimin e ka dhënë përmes profilit në tij në Facebook, teksa thekson rëndësinë e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për ndihmën makro-financiare.

Sot i dekretova këto tri ligje tejet të rëndësishme që ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë.