Ali Ahmeti shpalos ministrat nga radhët e BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim në Qeverinë e re do të udhëheq me gjashtë ministri.

Këtë e bëri të ditur vetë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, me ç’rast edhe shpalosi emrat e ministrave të kësaj partie.

Ministrin e Financave – Fatmir Besimi;
Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani;
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini;
Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi;
Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër –Artan Grubi;

Ndërsa për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, kreu i integristëve njoftoi se do të vendoset pas disa konsultimeve brenda partiake.

Ndërkohë gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet edhe mbledhja e Kuvendit ku do të zgjidhet kreu i këtij institucioni, siç është raportuar edhe deri më tani si rezultat i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LSDM-së dhe BDI-së, në krye të Kuvendit pritet të zgjidhet sërish Talat Xhaferi.

Ahmeti përmendi edhe çështjen e Naser Ziberit për të cilin tha se si person a-partiak ka kontribuar në rezultatin zgjedhor, megjithatë sipas tij Ziberi do të vazhdoj të punoj si noter derisa siç u shpreh Ahmeti “t’ja gjejmë një vend të përshtatshëm”, njofton Alsat-M.