Këto janë komunat me rastet pozitive, prin Prishtina

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit me COVID-19. Nga 470 mostra të testuara, 162 raste kanë rezultuar pozitive ndërkaq janë shëruar 122 persona.

Në rastet pozitive të publikuara nga IKShPK, prin Prishtina me gjithsej 48, Peja me 21 dhe Ferizaj me 20 raste pozitive. 

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Malishevë, Rahovec dhe Suharekë”, njofton IKShPK./Express/