Bilanci COVID-19: 3708 raste aktive, 416 të vdekur dhe 7562 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 11.686 raste nga 44.927 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 416 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.708.

Ndryshe, një ditë më parë u tha se hedhja e maskave dhe dorezave të përdorura nëpër rrugë paraqet një rrezik të madh për shëndetin publik e sidomos tani kur po përballemi me pandeminë COVID-19.

Infektologu Arben Vishaj thotë se përhapja e virusit ndodhë shumë lehtë për shkak se virusi mund të qëndroj dy deri në tre ditë në produktet e përdorura që janë hedhur në rrugë.

Pamje të tilla të maskave dhe dorëzave të përdorura nga pacientët shihen vazhdimisht në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës por jo vetëm aty, pamje të tilla shihen kudo nëpër rrugë dhe kjo paraqet rrezik të madh për shpërndarjen e COVID-19.