Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot jostabil i shoqëruar me erëra, reshje shiu dhe rrezik për breshër do të mbretërojë gjatë ditës së sotme.

Sipas IHMK-së ky sistem frontal me erëra dhe shkarkime rrufesh parashihet të godas pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ndryshueshëm, por që stuhitë parashihen në zona më të kufizuara, kryesisht në verilindje të vendit, të cilat mund të thithin sasi të konsiderueshme të reshjeve, gjë që këto zona rrezikohen nga vërshimet e shpejta.

Temperaturat në vise të ulëta do të jenë 16 deri 26 gradë celzius, e në vise malore 12 deri 19 gradë.

Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike parashihet për sot, ndërsa nga nesër parashihet përmirësim i kushteve atmosferike.