Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se pa u ndikuar nga zhurmat, do ta ndërtojë rrugën Deçan-Plavë në bashkëpunim të ngushtë me Deçanin dhe të gjitha institucionet e tjera kompetente, duke respektuar ligjet e shtetit të Kosovës.
Sipas tij, zhurma nuk është zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve, por puna, angazhimi dhe respektimi i normave ligjore dhe kushtetuese, njofton Klan Kosova.
“Pa u ndikuar nga zhurmat nëpër studio televizive, ne do ta ndërtojmë rrugën Deçan-Plavë në bashkëpunim të ngushtë me Deçanin dhe të gjitha institucionet e tjera kompetente, duke respektuar ligjet e shtetit të Kosovës”.
“Zhurma nuk është zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve tanë, por puna, angazhimi dhe respektimi i normave ligjore dhe kushtetuese”.