Shërohen 152 pacientë nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 152 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur IKSHPK-ja.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.343 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.792”, thuhet në njoftim.