Sot ka nisur regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme gjithandej vendit.
Drejtoresha e shkollës së mesme “28 Nëntori” në Prishtinë, Fakete Duraku ka thënë se në këto orët e para gjithçka është duke shkuar sipas rregullave dhe që janë duke u respektuar masat anti COVID-19, njofton Klan Kosova.
Ajo ka theksuar se deri tash kanë pranuar numër jo të kënaqshëm të aplikantëve.
“Gjithçka e kemi në rregull. Organizimi është bërë jashtë objektit. Masat janë duke u respektuar. Nxënësit dhe prindërit janë të vetëdijesuar”, është shprehur ajo.
“Regjistrimi do të vazhdojë deri të premten. Nëse nuk plotësohet numri atëherë afati do të zgjatet edhe tre ditë”.