Vetëm edhe 22 shtretër të lirë për pacientët me koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë

Në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 41 pacientë për koronavirus, 2 janë të intubuar, 4 persona janë në CPAP, ndërsa 28 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Por aty kanë mbetur vetëm edhe 22 shtretër të lirë për pacientët me koronavirus. Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë bërë të ditur nga Spitali i Vushtrrisë.

“Kanë mbetur edhe 22 shtretër të lirë për pacientë”, thuhet në përgjigjen e tyre.