Vdes kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj

Sot ka ndërruar jetë kryeprokurori i komunës së Gjakovës, Ali Selimaj.

Vdekjen e Selimajt e dhanë familjarët dhe miqtë e të ndjerit nëpërmjet rrjeteve sociale, njofton Klan Kosova

Teksa bëhet e ditur se ai ka ndërruar jetë në orët e pasditës në Spitalin e Gjakovës.

Ngushëllime familjes i ka shprehur edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, i cili tregoi se Selimaj vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj dhe kolegut tonë të nderuar, Kryeprokurorit të Shtetit, Ali Selimaj. Largimi i z.Ali Selimaj nga kjo botë pas një sëmundjeje të rëndë nuk është humbje vetëm për familjen Tuaj, por përgjithësisht edhe për sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Me këtë rast, më lejoni që në emrin tim personal dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës t’ju shpreh dhimbjen e madhe dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e Kryeprokurorit Selimaj”.

“Kryeprokurori, Ali Selimaj, ishte shembull i urtësisë dhe ndershmërisë njerëzore, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit të tij”, thuhet në telegram.