230 persona janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Stop.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një njoftimi.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824”, thuhet në njoftim.