Ish-luftëtari i UÇK-së, Sadri Selimi, është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.
Këtë e ka konfirmuar vet Selimi për KOHË-n, derisa ka bërë të ditur se do të paraqitet për intervistim më 14 shtator.
“Jam ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit. Do të paraqitem më 14 shtator në Hagë”, konfirmoi ai.
Selimi, i cili vjen nga Vërmica e Vushtrrisë, por që prej vitesh jeton në Finlandë, ka shërbyer në zonën operative të Shalës. Pas përfundimit të luftës, Sadriu kishte shërbyer edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).