Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka rrëmbyer çmimin e lojtarit të vitit në Premier Ligë për sezonin 2019/2020.
Ai ka arritur të mposhtë konkurrencën e fortë nga yjet e Liverpoolit, Sadio Mane, Jordan Henderson e Trent Alexander-Arnold, me këtë të fundit që ka rrëmbyer çmimin për lojtarin më të mirë të ri, transmeton KOHA.
Belgu ka pasur paraqitje të shkëlqyera këtë edicion duke arritur të bëjë 20 asistime, me ç’rast mban rekordin me legjendën e Arsenalit, Thierry Henry për numrin e asistimeve brenda sezonit.