Policia e Kosovës nuk po tregohet aspak tolerante ndaj qytetarëve që nuk po i respektojnë masat e Qeverisë së Kosovës kundër koronavirusit.
Në 24 orët e fundit, 12 persona janë arrestuar pasi nuk kishin respektuar masat kundër koronavirusit.
Nëntë nga të arrestuarit janë nga qyteti i Prizrenit, dy nga qyteti i Vushtrrisë dhe një nga Suhareka.
Më poshtë keni raportin e Policisë për 12 të arrestuarit:
Prizren 14.08.2020 – 23:35. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren 15.08.2020 – 02:50. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren 15.08.2020 – 02:50. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren 15.08.2020 – 02:40. Janë ndaluar tre meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren 15.08.2020 – 06:15. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Suhareke 15.08.2020-19:20. Është inicuar procedurë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pasi që i njëjti në kundërshtim me vendimin e Qeverisë ka organizuar aheng familjar në objekt të mbyllur ku të pranishëm kanë qenë 25-30 persona . Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren 15.08.2020-00:10. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt
Prizren 15.08.2020 – 02:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.