Kryeprokurori i Shtetit pozitiv me koronavirus

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka rezultuar pozitiv në testimet për COVID-19.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, nga zyra për informim e Kryeprokurorit të Shtetit. 

 “Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dje e ka bërë testin për Covid19, me ç’rast ka rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftim. 

Po ashtu, është bërë e ditur se nga momenti i testimit, Lumezi ka qëndruar në vetizolim. 

Gjendja shëndetësore e Kryeprokurorit thuhet të jetë stabile.

“Nga momenti i testimit, Kryeprokurori Lumezi është vetizoluar. Gjendja shëndetësore e Kryeprokurorit të Shtetit është e stabile dhe është duke e marrë trajtimin e duhur mjekësor”, thekson njoftimi.