Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se bashkë me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin, gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haradinaj-Stublla ka bërë me dije se do të zhvilloj takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Këshillit për Siguri Nacionale, Institutit të DASH për Shërbimin e Jashtëm, Këshillin Atlantik, dhe Fondacionin ‘Heritage.’
“Poashtu, do të takoj bashkëatdhetarët shqiptaro-amerikan, për të diskutuar prioritetet tona politike drejt unifikimit të veprimeve dhe avancimit të interesave tona të përbashkëta”, ka shkruar ajo.