Mbi 11 mijë të infektuar me koronavirus në Kosovë

Që nga 13 marsi kur janë regjistruar edhe rastet e para me COVID-19 në Kosovë, numri i përgjithshëm i rasteve të prekur ka arritur në 11 mijë e 275 persona.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, numri i vdekjeve ka arritur në 390.

Deri më tani janë shëruar 6 mijë e 961, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 924.

Janë testuar gjithsejt 43 mijë e 544.