Rritet niveli i ujit në liqenin e Badovcit dhe Batllavës

Javëve të fundit pothuajse çdo ditë vendi është përballur me reshje të mëdha të shiut.

Ndonëse për fermerët ka shkaktuar telashe në të mbjellurat, por si rrjedhojë e këtyre reshjeve është rritur niveli i ujit në Liqenin e Badovcit per 35 cm.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “KRU Prishtina”, Arjeta Mjeku.

“Niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.35 m mbi nivelin e detit ose 9.50 m nën kuotën maksimale, ndërsa për shtatë ditë, pas reshjeve ka pasë rritje prej vetëm 35 cm”, ka treguar Mjeku në një përgjigjie për KosovaPress.

Rritje të nivelit të ujit pati edhe në liqenin e Batllavës. Nivelit i ujit aty është rritur për 1.44 m.

“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 630.20 m mbi nivelin e detit ose 4.80 m nën nivelin e kapërderdhjes, ndërsa për shtatë ditë ka rritje prej 1.44 m”, tregon Mjeku.

Derisa Mjeku ka theksuar nevojën e ujit në ekonomi dhe mirëqenien sociale, për çka dhe bënë thirrje që të ruhen dhe te mbrohen burimet ujore.