Vdesin 9 persona nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend nga koronavirusi kanë ndërruar jetë 9 persona.

Aktualisht numri i përgjithshëm i të vdekurëve nga ky virus në Kosovë shkon në numrin 390.

“Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes:, njofton IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924.