Ish-deputeti, Muhamet Mustafa ka folur lidhur me dështimin e miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje ekonomike.
Ai thotë se për këtë gjë fajin e kanë të dyjat, pozita dhe opozita.
“Pozita, para se ti adresohet opozitës, duhet të sheh se perse kishte vetem 43 deputet per votim! Ku ishin edhe 20 te tjere? Derisa nuk adresohet përgjegjesia individuale e deputetëve , grupeve parlamentare dhe partive politike ne Kuvend do te ndodhe kështu”, u shpreh Mustafa.
Postimi i plotë:
S’KA KUORUM PER VOTIMIN E PROJEKTLIGJIT PER RMEKEMBJE EKONOMIKE
Cka të thuhet me këtë rast ? Lufta primitive partiake , popullizmi manipulativ , neglizhenca e papërgjegjesia , apo te gjitha së bashku kunder interesit publik dhe nevojes për të mbështetur aktivitetet ekonomike dhe nevojat sociale në kushte të rënda të përballjes me COVID 19 ! Sigurisht për këtë fajin e kanë te dyjat pozita dhe opozita. Pozita, para se ti adresohet opozitës, duhet të sheh se perse kishte vetem 43 deputet per votim! Ku ishin edhe 20 te tjere? Derisa nuk adresohet përgjegjesia individuale e deputetëve , grupeve parlamentare dhe partive politike ne Kuvend do te ndodhe kështu. Kjo lloj indolence e deputeteve është prezente një kohë te gjatë dhe po shkon kah metastazimi, duke e arritur këtë shkallë të amnezisë ndaj nevojave shoqërore dhe intersit publik të atyrë që kanë marrë besimin e votuesve. Eshte koha që deputetet indolent te perballen me përgjegjësinë e tyre.