Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Fushë Kosovë, që ra nga kati i pestë

Një grua ka vdekur të premten në Fushë Kosovë pasi ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese.

Rasti në polici është hapur si ‘vdekje e dyshimtë’, teksa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Nëna Terezë Fushë Kosovë 14.08.2020 – 12:50. Viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i pestë i ndërtesës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e rregullt 24 orësh .