Tollovi e madhe në Vërmicë, kosovarët ia mësyjnë bregdetit të Shqipërisë

Pavarësisht rasteve të shumta me COVID-19 si në Kosovë një ashtu edhe në Shqipëri, plotë kosovarë sot ia kanë mësyer bregdetit të bukur shqiptar.

Në pikë kalimin kufitar në mes Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë, kolona është e gjatë deri 150 metra sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Punëve të Brendshme.

Kurse për të kaluar kufirin për në Shqipëri pritja është 20 deri në 25 minuta.

Kosovarët duke shfrytëzuar vikendin dhe dikush pushimin që ka tani, kanë vendosur që ta vizitojnë bregdetin shqiptar.

Kujtojmë se shumica dërmuese e turistëve në Shqipëri përbëhet nga kosovarët, vizitat nuk po mungojnë as kur dy shtetet dhe bota po kalon në një moment të rëndë nga pandemia COVID-19.