Rastet me Covid-19 janë duke u rritur në Kosovë. Tashmë pacientë të konfirmuar e të dyshimtë për koronavirus janë duke trajtuar edhe të gjitha spitalet rajonale në Kosovë.
Në Spitalin e Gjakovës ‘Isa Grezda’ janë të hospitalizuar 45 pacientë për Covid-19.
Nga a 28 pacientë janë me oksigjeno terapi e 2 pacientë të tjerë janë në respirator.
Ky është njoftimi i plotë:
Raporti 24 rësh për Spitalin e Gjakovës, datë 15.08.20 ora 9 është:
45 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid
30 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 POZITIV
2 pacientë negativ
9 pacientë presin rezultatet
4 pacientë do të testohen
28 pacientë me oksigjeno terapi,
2 pacientë janë në CPAP maske
2 pacientë janë në respiratorë
Covid pozitiv aktiv janë: 4 mjekë 15 infermiere dhe 3 stafe mbështesë
#mbajemasken
#mbajedistancen
#pastrojduart