Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se laboratorët privatë të licensuar për testime COVID-19, do të monitorohen nga autoritetet shtetërore që të evitohen devijimet në çmime.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se Qeveria do të ofrojë mbështetje për institucionet që e monitorojnë këtë proces
“Autoritetet e Republikës së Kosovës do ta monitorojnë sjelljen e institucioneve shëndetësore të licencuara për testime për SARS-CoV-2, në mënyrë që të evitohet çfarëdo devijimi me çmimet për këtë shërbim.
Kjo është konfirmuar edhe dje në takimin që Ministri i Shëndetësisë ka zhvilluar me Kryetarin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Qeveria do të ofrojë mbështetje për institucionet që e monitorojnë këtë proces”, ka shkruar Hoti.