FC Drita sapo ka njoftuar se ndeshja e paraparë të zhvillohet sot në orën 18:00 në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Linfildit të Irlandës së Veriut nuk do të zhvillohet.
Sipas njoftimit, kjo ka ardhur si pasojë e testimit pozitiv me koronavirus të një lojtarit të Dritës.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojme qe ndeshja finale e parapare te zhvillohet sot ne ora 18:00 me kampionin e Irlandes se Veriut, Linfild nuk do te zhvillohet!
Vendimi eshte marre nga autoritetet zvicrrane ne bashkepunim me Uefan per shkak qe ne testimin e fundit nje lojtare i klubit tone ka rezultuar pozitiv!
Vendimi per fatin e ndeshjes do te merret ne ditet ne vijim nga komisioni i diciplines.
Gjithashtu per çdo informate shtes do te njoftoheni permes faqes tone zyrtare.
FC DRITA⚪️🔵