Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 70 pacientë me COVID-19, prej tyre 11 janë në gjendje më të rëndë.
Kurse, 43 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi, thuhet në raportin e spitalit.
Njoftimi i plotë:
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët tjerë kanë një gjendje më stabile.
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 630 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 48 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë vikendit kanë qenë 13 lindje, 8 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 13 foshnje 6 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore..
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 11 operacione, ndërsa 413 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,231 analiza.