Barcelona arriti fitore bindëse kundër Napolit në kuadër të Ligës së Kampionëve mirëpo në këtë ndeshje Lionel Messi pësoi një lëndim.
Mirëpo tani është mësuar gjendja shëndetësore e futbollistit e siç duket Barcelona nuk do të ketë probleme, shkruan Gazeta Sinjali.
Setien ka treguar se lëndimi i Messit nuk është aq i madh dhe futbollisti do të mund të luajë në ndeshjen e ardhshme.
Barcelona të premtën do të përballet me Bayern Munich në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.