Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shtrirë në spital pas infektimit me COVID-19.
Se Lladroci po trajtohet në spital e ka konfirmuar për Gazetën Express, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në këtë komunë, Arsim Haxhiu.
Sipas tij, gjendja e Lladrovcit është stabile.
“Po, është në observim klinik në SHSKUK nga e mërkura. Gjendja e tij është stabile”, ka thënë Haxhiu.
Ndryshe, Lladrovci ka njoftuar para 10 ditësh se ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Ai kishte bërë me dije se kishte pak temperaturë dhe se do të jetë në izolim deri në shërimin e plotë.