Hoti për Haradinajn: Do ta mbaj të informuar për dialogun, nuk ka arsye të dalë nga koalicioni

Kryeministri Avdullah Hoti ka komentuar para mediave pas takimit në presidencë, deklaratën e kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj lidhur me mundësinë e daljes nga koalicioni qeveritar për shkak të procesit të dialogut.

oti ka thënë se ai do t’i mbajë të informuar të gjitha palët dhe nuk ka  ndonjë arsye që të merren veprime të tilla për shkak të procesit të dialogut.

“Për shkaqe të dialogut unë do t’i mbajë të gjitha palët plotësisht të  informuara , nuk do të ketë askush asnjë arsye të ndërmarrë ndonjë veprim për shkak të dialogut”, është shprehur kryeministri Hoti.