Sot takohen Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Hoti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar për sot në takim kryeministrin, Avdullah Hoti.

Takimi mes Thaçit dhe Hotit do të nis në orën 09:00, njofton Klan Kosova.

Nga ky takim mediat lejohen vetëm të marrin pamje në fillim.

Ndërkaq, nga ora 12:00,  Hoti pritet të raportojë në parlament për takimin që kishte në Bruksel.