Fatmir Sejdiu shpreh gatishmërinë të kandidojë për president nëse dorëhiqet Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur gatishmëri duke thënë se është i gatshëm t’i shërbejë Kosovës përsëri si president i vendit.

“Jam i gatshëm t’i shërbejë Kosovës si president i vendit”, është shprehur Sejdiu.

Tutje, Sejdiu tha se nuk ka besuar se do ketë një koalicion të qëndrueshëm në mes të LDK-së dhe VV-së.

“Ujdia do të ishte afatshkurtër. Isha skeptik dhe nuk besoja te LDK,” tha ai.

Duke folur për situatën në LDK, ai tha se “jam i vetmi themelues gjallë i LDK në strukturat drejtuese të partisë”.

Ai tha se disa prej figurave kryesore të LDK si Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani kanë qenë pjesë e kabinetit të tij.

Sejdiu akuzoi Isa Mustafën se ia ka punuar pas shpine, teksa theksoi për SyriTv se Mustafa nuk ka qenë themelues i LDK.