Mbi 3 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Nga 420 të testuar 181 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, afër 3 mijë raste aktive.

8 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19.

Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në total numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e korona virusit është 158.

E nga 420 të testuar për virusin Korona, të enjten 181 kanë rezultuar pozitiv.

77 janë raste pozitive vetëm në Komunën e Prishtinës, ku edhe ka më së shumti raste aktualisht.

E shifrat e ditëve të fundit kanë bërë që të kërkohen masa të reja nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Fitim Haziri, anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, thotë se numrat e të infektuarve janë shqetësues.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se me kohë do të duhej të izolohen vatrat e përhapjes së Virusit.

E një analizë të situatës aktuale në vend po e bën Bordi Këshilldhënës i themeluar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ekspertët, anëtarë të këtij bordi do të takohen këtë të premte në mbledhjen e dytë.