Sipas familjarëve, fëmijët kanë rrëfyer se kishin kërkuar diamante. Policia konfirmon se ata u gjeten në gjendje të mirë.
Gjithçka nisi si lojë.
Mëngjesin e së martës, tre fëmijët e familjes Ibrahimi nga fshati Bardhosh, u nisën për një mision të pazakontë.
Të ndikuar mbase nga filmat vizatimor, nga shtëpia e tyre, ata morën rrugën në kërkim të një thesari.
Por, deri tek mobilizimi i banorëve të këtij fshati të Prishtinës, nuk pati nevojë.
Pasi familjarët njoftuan Policinë e Kosovës për zhdukjen e të miturve, këta të fundit filluan kërkimin e tyre.
Pas gati 12 orëve, ata u gjeten shendosh e mirë këtu në fshatin Siqevë, që ndodhet rreth 2 km larg shtëpisë së tyre.
Ndërkohë, T7 ka vizituar të mërkurën këtë familje.
Ata nuk kanë dashur të flasin para kamerave, por i kanë thënë televizionit, që nuk kanë ndonjë dyshim për largimin e fëmijëve nga shtëpia.
Kjo për shkak, se janë vetë të miturit që iu rrëfyen për lojën e tyre.
Ndërkohë, se fëmijët u gjeten në gjendje të mirë, e konfirmuan edhe në Policinë e Kosovës.
Edhe pse pikniku i fëmijëve zgjati më shumë se që duhet, e rëndësishme sipas familjarëve është se ata janë mirë pas kthimit nga ky udhëtim i pazakontë.