Drita është shpallur kampione e Ipko Superligës 2019/20, pas barazimit 2:2 mes Gjilanit dhe Ballkanit në javën e parafundit të sezonit të mërkurën.
Gjilani dhe Ballkani barazuan 2:2 në një ndeshje vendimtare për titullin e kampionit në Superligë, duke ia mundësuar rivalit të tyre ta fitojnë titullin një javë para fundit.
Drita i ka 68 pikë në krye të Superligës, tri më shumë se Gjilani në vendin e dytë dhe katër më shumë se Ballkani në të tretin.
Pavarësisht rezultateve në javën e fundit, Drita do ta mbetet lidere sepse e ka mundur Gjilanin dy herë në tri duelet mes vete këtë sezon.
Prandaj, Drita është kampione e Kosovës për herë të tretë në histori të klubit, dhe për herë të parë pas vitit 2018.
Gjilani ngel në pozitën e dytë dhe ka mundësi për ta arritur synimin për të luajtur në kualifikime për garat evropiane sezonin e ardhshëm.
Ballkani ndërkohë, këtë synim mund ta arrijë përmes fitimit të Kupës së Kosovës, pasi përballet me Prishtinën në finale.
Në ndeshjet e tjera të zhvilluar sot, Prishtina e mundi 3:0 Flamurtarin, Llapi fitoi 2:1 ndaj Ferizajt, ndërsa Dukagjini e mposhti 2:1 Vushtrrinë.
Fitore të rëndësishme në luftë për mbijetesë ka arritur Trepça ’89, e cila e mundi Feronikelin me rikthim.