Adelina Ismaili kujton kohën e vjetër të studimeve me deputeten e Kuvendit

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismaili tash e një kohë të gjatë ka një miqësi të mirë me deputeten e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodrën.

Ismaili dhe deputetja Deliu ishin njohur që prej kohës së studimeve, kjo pasi të dyja kanë qenë studente në Akademinë e Arteve në Prishtinë.

Së fundi Adelina ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi të përbashkët të tyre, në mbishkrimin e së cilës nuk i kurseu fjalët më të përzemërta për deputeten Deliu-Kodra.

“Shoqja ime. Të kam njohur një jetë të tërë. Ishe vajza më e bukur në Fakultetin e Arteve. U bëre një artiste e madhe, një grua e mrekullueshme dhe një nënë për t’u lakmuar. Nuk më le vet kurrë, asgjë kurrë nuk na ndau. Dhe sa më shumë të njoh, më shumë krenohem me ty. Sot je një grua e fuqishme e politikës, një zë që admirohet. Je shigjetarja ime e bukur, je krenari. Të dua”, kanë qenë fjalët e këngëtares për shoqen e saj.

Blerta Deliu-Kodra përndryshe është aktore me profesion, për një kohë ka punuar si prezantuese e lajmeve, teksa aktualisht është deputete nga radhët e PDK-së në parlament.