541 pacientë, disa të konfirmuar me koronavirus dhe disa ende jo, aktualisht janë duke u trajtuar nëpër spitalet e Kosovës.
16 prej këtyre pacientëve, siç ka bërë të ditur Klinika Infektive, janë në respiratorë.
Nga ky numër i përgjithshëm, 109 prej tyre po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së, 77 në Klinikën Pulmologjike, 24 në Anestezion dhe 36 në Klinikën Neurologjike.
Po ashtu, në Spitalet Rajonale po trajtohen 295 pacientë, 113 prej të cilëve ende nuk janë konfirmuar me virus.