Osmani e zhvlerëson Hotin: S’ka aftësi negocimi as përvojë në dialog

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur kryeministrin Avdullah Hoti, si shkelës të sovranitetit të Kosovës. Thotë se ai nuk ka aftësi negocimi dhe nuk duhet lejuar eksperimente të tilla me vendin.

“Ky është një proces jashtëzakonisht kompleks e para aftësi negocimi, në fushën e negociatave të karakterit ndërkombëtar e të cilën z.Hoti nuk e ka sepse nuk e ka mbuluar këtë fushë asnjëherë në karrierën e tij, qoftë si politikan, qoftë si ekonomist”, tha Hoti në Rubikon të Klan Kosovës.

Theksoi se Hoti ka përballë Aleksandar Vuçiq i cili ka përvojë të gjatë negocimi.

“Ne mund ta shohim por është rrezik që të shkohet me eksperimentime, pra nuk mund të thuash ta provojmë, le të eksperimenton. Problemi është që përballë e ka një president të një shteti i cili e ka mbulu këtë fushë dhe këtë dialog së paku që një dekadë. Kurse e dyta është që nuk ka qenë i përfshirë në asnjë nga proceset e shtetndërtimit, qoftë përgatitjet rreth shpalljes së pavarësisë, absolutisht nuk ka asnjë përvojë në negocimin e pakos së Ahtisarit, që t’i dijë detajet e koncesioneve që janë bërë”, theksoi ajo.