Drita është vetëm një hap larg fitimit të titullit në Ipko Superligë, pasi e mundi 1:0 Drenicën në javën e parafundit të sezonit 2019/20.
Xhevdet Shabani ishte heroi i Dritës pasi e shënoi atë që ishte goli i vetëm dhe i triumfit jetik për skuadrën e tij të martën në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, raporton Gazeta Express.
Drita e përforcon kreun dhe tani prin me 68 pikë, katër më shumë se Gjilani dhe pesë më shumë se Ballkani.
Megjithatë Gjilani dhe Ballkani e kanë nga një ndeshje më pak, por do të takohen mes vete në derbin e kësaj xhiroje të mërkurën, pra nesër.
Në ndeshjen e fundit të këtij sezoni, Drita do të përballet me Ballkanin.
Drenica, ndërkohë, ngel në kuotën e 41 pikëve dhe nuk e ka të sigurt mbijetesën pasi i ka vetëm tri pikë më shumë se Trepça ’89.
Në një ndeshje të njëanshme, Drenica nuk përbëri asnjëherë rrezik për gjilanasit, duke dështuar plotësisht të krijojë ndonjë mundësi përpara.
Vendasin e mbizotëruan skuadrën nga Skenderaj, veçanërisht gjatë pjesës së parë, duke krijuar shumë raste dhe duke e mbajtur topin në këmbë më shumë. Vizitorët, në fakt, nuk patën ndonjë mundësi të mirë shënimi.
Izair Emini ishte afër golit pas vetëm 10 minutave lojë, por portieri Ymeri e mbrojti goditjen e tij, para se Cuculi të gjuante me kokë shumë pranë portës pas një harkimi të bukur nga Xhevdet Shabani kur akrepat shënonin gjysmë ore lojë.
Katër minuta më vonë Shabani e pati një shans të artë nga gjuajtja e lirë, por goditja e tij nga 18 metra shkoi mbi portën e vizitorëve.
Mundësia më e mirë për vendasit erdhi në minutën e 41-të, kur Astrit Fazliu nuk shënoi në portën boshe pas një depërtimi fantastik nga Ajzeraj.
Xhevdet Shabani shënoi për 1:0 në minutën e 49-të, raporton Gazeta Express.
Shabani realizoi në portën boshe nga afërsia, pas një pasimi nga Astrit Fazliu.
Nga ky momenti, Drita e qetësoi lojën dhe skuadrën nuk patën shumë nga loja më, edhe pse vendasit kanë mundur ta dyfishonin epërsinë sikur Bunjamin Shabani të shënonte në mundësinë e tij më të mirë pas futjes në lojë në pjesën e dytë.