Vdes biznesmeni Latif Kryeziu

Ka vdekur biznesmeni i njohur Latif Kryeziu.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini.

“Miku im Latif Kryeziu nuk jemi duke besuar se na ike kaq shpejt, nuk do ju harrojm kurr ty dhe veprat tua që i bëre për Ekonominë e Kosovës. AKB shpreh ngushëllime familjes Kryeziu dhe gjithë Kosovës si partnerëve tuaj ndërkombëtar SHELL KOSOVA. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Shahini.

Kryeziu ishte themelues i kompanive të derivateve të naftës ” AL Petrol” që u shndërrua më pas në kompaninë prestigjioze “SHELL”