Infektologu Izet Sadiku ka thënë se një numër i madh personash me Covid-19, nuk kanë shenja të theksuara të virusit.
Megjithatë ai ka bërë disa rekomandime se si kjo kategori, mund ta përcjellin gjendjen e tyre deri në shërim, njofton Klan Kosova.
”Sfida e personave me Covid-19
Gjatë javëve të fundit, ka pasur jashtëzakonisht huti të madhe të personave me Covid-19 (numri i tyre aktualisht është mbi 2600) dhe një numër i madh i tyre nuk kanë shenja të theksuara por nuk kanë informata të nevojshme se si mund të përcjellin gjendjen e tyre deri në shërim.
Këto ishin disa nga shqetësimet që vazhdimisht më janë adresuar:
Çfarë analizash duhet bërë?
Çfarë barnash duhet marrë?
Kur duhet të lajmërohen te mjeku?
Cilat janë shenjat e përkeqësimit?
Do të ishte mirë që:
Secila komunë të caktojë njërën nga Qendrat e Mjekësisë Familjare për qytetarët e vet të prekur nga Covid-19, që do të kujdeset për rastet me manifestime klinike që të kryej brenda këtij institucioni:
-Analizat bazë laboratorike
-Matjen e saturimit të oksigjenit
-Radiografinë e mushkërive
-Aplikimin e terapisë parenterale te rastet që kanë nevojë,
-Përcjellja dhe dërgimi i tyre për trajtim spitalor atëherë kur është e nevojshme.
#mbajemasken#mbajedistancen#mbajehigjienen”.