Nga e hëna mund të bëhen teste serologjike me rekomandim të mjekut

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka bërë të ditur se nga nesër qytetarët mund të bëjnë teste serologjike në qoftë se mjeku i udhëzon të testohen.

“Nga nesër mundë të lajmëroheni te mjeku juaj në QMF-të tuaja nëse keni shqetësime dhe simptoma të dyshimta në lidhje me Covid-19, aty do të udhëzoheni për veprimet e mëtutjeshme”.

“Në qoftë se mjeku mendon se testi serologjik ndihmon në trajtim atëherë do të testoheni”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.