Koronavirusi deaktivizohet nga rrezet ultravjollcë sipas një studimi italian. Ky zbulimi mund të sjellë përfitime të mëdha për shkollat, për shëndetin dhe për aktivitetet tregtare, duke e rikthyer jetën e përditshme në normalitet.
Mario Clerici, profesor i imunologjisë në Universitetin e Milanos dhe drejtor shkencor i fondacionit Don Gnocchi, ka folur më gjatë për këtë zbulim. Ai ka shpjeguar se virusi është më pak agresiv gjatë verës, falë rrezatimit më të madh diellor.
“Sa më shumë rreze ka në Tokë, aq më pak raste Covid-19 kemi. Këto janë të dhënat e reja që ne kemi zbuluar rreth këtij virusi gjatë këtyre javëve të nxehta.
Në studimin e parë, ne vendosëm virusin në ujë, duke i ekspozuar ato në rrezet Uv-C, Uv-b dhe Uv-a. Pas disa sekondash këto rrezet zhdukën virusin”.