Tre viktima nga koronavirusi, e diela ditë zie në Gjilan

E diela në Gjilan është ditë zie për shkak se sot kanë ndërruar jetë tre persona si pasojë e Covid-19, njofton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ditë morti për Gjilanin. Me shqetësim e morëm lajmin për humbjen e betejes me #COVID19 të pacientit A.Z. (1974), duke u bërë viktima e tretë sot dhe e teta në total”.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Për nder të tyre, të dielën, 19 korrik 2020, kam shpall ditë zie. Gjilani nuk është i njëjtë pa ju!”, ka shkruar Haziri në rrjetin social Facebook.