Luana Vjollca ka bashkëpunuar me këngëtarin latin Jay Santos për projekti ne ri muzikor.
Ata para pak ditësh kanë xhiruar disa skena të klipit në Tiranë, ndërsa më pastaj udhëtuan drejt Spanjës për skenat e reja.
Përmes llogarisë së saj në Instagram, Luana bëri të ditur se për veshjet në klip është kujdesur stilisti me famë botërore, Philipp Plein.
Ajo publikoi një video nga prapaskenat e klipit, ku shkruan “Mezi pres t’iu tregoj dhuratat nga Philipp Plein.
Ky i fundit është emër i shquar në industrinë e modës, i cili ka veshur emra të njohura nga e gjithë bota.